Presidenti rus, Vladimir Putin i ka kërkuar falje Ilham Aliyev, presidentit të Azerbajxhanit, për rrëzimin e avionit në hapësirën ajrore ruse, në të cilën u vranë 38 vetë, por nuk tha se Rusia ishte përgjegjëse.
Kremlini tha se ndërsa avioni përpiqej të ulej në Grozny, dronët ukrainas po sulmonin Rusinë dhe forcat ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën sulmet.
"Gjatë kësaj kohe, Grozny, qyteti i Mozdok dhe Vladikavkaz po sulmoheshin nga dronët luftarakë ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse po i zmbrapste këto sulme", tha Kremlini, por pa deklaruar se mbrojtja ajrore ruse goditi avionin.
Avioni kishte fluturuar nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku për në Grozny, në rajonin jugor të Çeçenisë në Rusi, përpara se të devijohej përmes detit Kaspik për në Kazakistan, ku u rrëzua. Për pasojë, 38 persona humbën jetën, ndërsa 29 të tjerë shpëtuan.
/rtsh.al/