Rritet fuksi i ndërhyrjeve kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Me hyrjen në sallat e reja kirurgjiakle në këtë godinë, mjekët po përballen me rreth 12 mijë operacione në një vit.
Arben Gjata, Shef i Kirurgjigjisë në QSUT tha këtë vit është ritur numri i shtretërve.
“Nga 60 shtretër që kemi patur më herët, tani kemi 30. Numri i interventeve është rritur mbi 20% që kur kemi hyrë në QSUT e re . Sivjet kemi mbi 4 mijë intervente vetëm në klinikën 3-të përfshirë edhe ERCP. Nëse rreth viteve 90 sallat e kirurgjive e mbyllin në orën 1 të mesditës e para disa vitesh në orën 3 të drekës, tani ne jemi me salla të hapura deri në orën në orsn 7 të mbasdites“, tha Gjata.
Qarkullimi i shpejtë i pacientëve i kushtohet edhe ndërhyrjeve laparaskopike të cilat janë më të shumta
“Kjo ka ardhur edhe falë rritjes së kirurgjisë laparoskopike e cila ul ditëqëndrimin. Para 10 viteve, 10-15%e interventeve ishin me laparoskopi. Ndërsa tani janë mbi 70% e tyre me këtë metodë gjë që bën që pacienti të rrijë 1-2 ditë në spital“, shtoi ai.
Sallat e reja kirurgjikale dhe instrumentat e rinj kanë ulur ndjeshëm infeksionet spitalore dhe mortalitetin peri apo poostoperator por sipas prof. Gjatës rezultatet afatgjata duhen përmirësuar dhe kjo lidhet me dy faktorë:
“Me agresivitetin e ndërhyrjeve kirurgjikale, pra sa arrin të pastrosh gjëndrat dhe nga ana tjetër me stadin që pacienti paraqitet në spital.Këtu kemi shume për të përmirësuar por kjo varet nga koha që pacienti vjen”, tha mjeku.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është reference për profesionistët më të mirë dhe për rezultatet më të larta në kirurgji.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/