Policia ka goditur 8 qendra prostitucioni në banesa të ndryshme në qytetin e Shkodrës, ku mësohet se punonjëset ishin nga vende të huaja.
Gjatë operacionit të policisë u proceduan penalisht 13 vajza, të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili.
Sipas policisë, janë proceduar shtetaset me iniciale, D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru; Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru; L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi; S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi; A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil; Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë; F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani; G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani; M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil; M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë; N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi; U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.
Gjithashtu u proceduan edhe dy të rinj shqiptarë me iniciale S. D., 28 vjeç dhe një 17 vjeçar, të dy banues në Shkodër, të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.
Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën 8 qendra prostitucioni, në banesa të ndryshme në qytetin Shkodër. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotiket të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit. Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.
/rtsh.al/