Ka përfunduar operacioni për djegien dhe asgjësimin e derrave të ngordhur nga murtaja afrikane në një fermë në fshatin Ishull-Lezhë.
Sipas Autoritetit të Veterinarisë deri tani kanë ngordhur 73 derra të cilët janë asgjësuar sipas protokollit të përcaktuar me ligj, ndërsa e gjithë zona do të qëndrojë në karantinë për 21 ditë.
Aktualisht nuk është konstatuar vatër e re e sëmundjes, por ju kërkohet fermave dhe konsumatorëve që të bëjnë kujdes mos të përdoret mish i pacertifikuar.
Gjithashtu në orët e para të mëngjesit të së dielës, Autoriteti i Veterinarisë pritet të dalë në terren në 6 pika të ndryshme që të çojnë drejt tregut të Milotit, për të mos lejuar tregtimin e derrave në këtë pazar.
/rtsh.al/