Politologu Adri Nurellari ka komentuar vendimin e qeverisë socialiste për mbylljen e platformës Tik Tok.
Në emisionin “3D”, Nurellari tha se vendimi për të mbyllur këtë platformë sociale cenon rëndë të drejtën e fjalës.
“Nga njëra anë kemi qeverinë që flet për Inteligjencën Artificiale për shërbimet publike dhe nga ana tjetër kemi mbylljen e Tik Tok që është platforma sociale më në pararojë. Është një qeveri e cila nga viti në vit ka një përkeqësim në raport me lirinë e fjalës. Kjo është një censurë. Më dhëmbë një këmbë, prije të shpëtosh tjetrën-kjo është tipike si narrativ e doktor Adhamudhi”.
/rtsh.al/