RTSH 24 Live

Sociale

Takim me zjarrfikësit, kryetari i bashkisë Shkodër i falënderon për dy ndërhyrjet e fundit

28/06/2024

Takim me zjarrfikësit, kryetari i bashkisë Shkodër i falënderon për dy ndërhyrjet e fundit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka takuar drejtues dhe efektivë të repartit të zjarrfikëses në Shkodër. Në këtë takim, i cili u konsiderua si një bashkëbisedim mes njëri-tjetrit, Kryetari i Bashkisë i falënderoi të gjithë efektivët për ndërhyrjet në dy rastet e fundit në lagjen “Perash” dhe lagjen “Skënderbeg”. Ai garantoi mbështetjen maksimale për zjarrfikësit.

“E ndjeva shumë detyrim të vija t’ju takoja t’ju falënderoja personalisht për një punë të jashtëzakonshme që bëni. Në përgjithësi të gjithë e dinë punën që bëjnë dhe ju vlerësojnë. Po përpiqemi që të plotësojmë sa më shumë dhe të kemi dhe mjetet”, u shpreh Kryetar, Bashkia Shkodër, Benet Beci.

Gjatë bashkëbisedimit me zjarrfikësit, ai ndau me ta edhe lajmin e bërë publik nga qeveria shqiptare për rritjen e pagave.

Gjatë muajit korrik, flotës së mjeteve pritet t’i shtohet edhe një automjet zjarrfikës, ndërkohë që gjatë këtij viti pritet edhe shtimi i personelit për repartin zjarrfikës në Shkodër.

/RTSH/