RTSH 24 Live

Politikë

Tabaku: Rama bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve

29/11/2020

Tabaku: Rama bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shpërdoron taksat e shqiptarëve. Në një postim në “Facebook”, Tabaku deklaroi se çmimet e ushqimeve dhe papunësia janë rritur. Por sipas saj, lekët që duhet të shkonin për qytetarët, shkojnë për gjyqet e humbura në Arbitrazh.
“Nuk skuqet, nuk turpërohet, Gënjeshtra i shkon për shtat. Kostoja e jeteses në Shqipëri vazhdon të rritet ndërsa Rama bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve.  Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit me 3.4%. Rama vazhdon të gënjejë dhe të vjedhë paratë e taksave. Papunësia është rritur në 12.5% ndërsa Rama paguan mbi 254 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Jo për gënjeshtra. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, me gënjeshtra dhe me interesa perosnale. Por me një qeveri që kthen në punë njerezit, ringrin ekonominë dhe manaxhon taksat tona.”
Jorida Tabaku premtoi se opozita do të rikthejë shpresën për njerëzit.