RTSH 24 Live

Kronika

Tabaku: 120 milionë euro nga buxheti për të blerë votat

09/05/2021

Tabaku: 120 milionë euro nga buxheti për të blerë votat

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar atë që ajo e cilëson si akti për blerjen e votave nga qeveria me anë të lëvrimit të fondeve të buxhetit të shtetit.

"Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin. Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit", shkruan Tabaku, e cila i referohet të dhënave të nxjerra nga Open Data.

Më tej deputetja thekson se "Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve".

"Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht. Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale", thekson Tabaku.