Mbrëmjen e sotme qyteti i Lezhës është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Eno Nikulaj është qëlluar me armë zjarri nga një makinë tjetër në lëvizje.
Në gjendje të rëndë Nikulaj është dërguar në spitalin e Lezhës, ku si pasojë e plagëve të marra ka nderuar jetë.
Ai është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra disa muaj më parë në Shëngjin nga vrasës me pagesë.
Policia dyshon se ngjarja ka lidhje me motive gjakmarrjeje. Nga të dhënat e deritanishme, i riu që mbeti i plagosur nuk njihet si person problematik, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.
Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.
/rtsh.al/