RTSH 24 Live

Kronika

E kërcënuar nga grupi kriminal/ SPAK, kërkesë Policisë për mbrojtjen e prokurores

01/10/2023

E kërcënuar nga grupi kriminal/ SPAK, kërkesë Policisë për mbrojtjen e prokurores

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), Altin Dumani, ka kërkuar nga forcat e Rendit që të shtojnë masat e sigurisë për prokuroren Doloreza Musabelliu, e cila sipas informacioneve dyshohet se ishte në listën e personave që mund të eliminohej nga një grup kriminal.

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ishte ai që përmes dëshmisë së tij ka zbuluar atentatin që po planifikohej ndaj prokurores së SPAK-ut. Grupi ku ai bënte pjesë dyshohet se kryesohej nga Laert Haxhiu, i cili është arrestuar në Greqi dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas informacioneve, Tafani, ka deklaruar se po thurej plani për të ekzekutuar Musabelliun si dhe prokurorin e Lushnjës, Adriatik Doga, dhe avokaten Merita Selimi.

/rtsh.al/