RTSH 24 Live

Kronika

Blindohet Elbasani, priten masat e sigurisë për 10 anëtarët e një grupi kriminal

01/10/2023

Blindohet Elbasani, priten masat e sigurisë për 10 anëtarët e një grupi kriminal

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pritet të zhvillohet seanca e vlerësimit të masës për 10 shtetas të arrestuar si pjesë e një grupi i akuzuar për disa krime.

Mësohet se seanca gjyqësore do drejtohet nga gjyqtarja Megi Strakosha, ndërkohë që më herët, drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest me burg” për 10 të arrestuarit.

Anëtarët e këtij grupi dyshohen për të paktën 6 vrasje. Ata përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”.

Ishte ish-anëtari, Artan Tafani, i cili u bë i penduari i drejtësisë dhe zbuloi disa nga krimet e shumta që ishin kryer nga grupi, i cili dyshohet se drejtohej nga Laert Haxhiu.

Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Arresti me burg është kërkuar për:

  1. Artan Tafani
  2. Laert Haxhiu
  3. Lulzim Spahia
  4. Ligor Romacka
  5. Erisjano Abedini
  6. Marglen Topuzi
  7. Idriz Manej
  8. Bujar Abedini
  9. Enriko Xhahysa
  10. Bledar Berberi

/rtsh.al