Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se Milan Rodojçiq i është përgjigjur ftesës së autoriteteve serbe për të dhënë deklaratë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të njoftohet për deklaratën e Radoiçiqit në formë raporti, që më pas “do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale nën autoritetin e saj”.
“Milan Radoiçiq iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe sot në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të dhënë deklaratë si shtetas për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjesin e së dielës, më 24 shtator 2023. Për sa më sipër do të njoftohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd në formë raporti, e cila do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan b92.net.
Radojçiq tashmë është konfirmuar si lideri i grupit terrorist serb që kreu sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën e 24 shtatorit.
Ndërkaq, ditën e djeshme janë bastisur pesë vende të ndryshme, shumica e tyre ishin pronat e Radojçiq.
Gjithashtu, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla publikoi edhe video nga vila e Radojiçiqit duke e cilësuar atë si Pablo Escobar të rajonit.
Pas bastisjes, Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se ato që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale janë:
2 Automjete Mercedes
Argjend 4.84 Kg
2 Motor 4X4
1 Barkë-Anije
7 DVR
2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
3 Thika
2 Rutera
2 Çelësa të veturave
5 Gëzhoja
1 Dronë
5 USB
1 Kamera GoPro- SSD
1 Video kamerë me kartelë
1 Shënjestër optike
1 Spray
7 telefona celularë
/rtsh.al/