RTSH 24 Live

Botë

Sulmet e Iranit, Iraku: S’kemi lëshuar raketa drejt Izraelit

17/04/2024

Sulmet e Iranit, Iraku: S’kemi lëshuar raketa drejt Izraelit

Kryeministri i Irakut ka mohuar që vendi të ketë lëshuar raketa ose dronë gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit. Nga ana tjetër, Izraeli ka bërë të ditur se Iraku ka lëshuar raketa në drejtim të vendit të tij por kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani e mohoi një gjë të tillë.

Nuk është vërtetuar përmes raporteve ushtarake që kemi marrë se ndonjë raketë apo ndonjë dron ishte lëshuar nga Iraku”, tha al-Sudani për Christiane Amanpour të CNN.

Sigurisht, pozicioni ynë është i qartë; ne nuk lejojmë asnjë organ joqeveritar të përdorë Irakun për ta rikthyer atë në betejë. Ne kemi marrë procedurat ligjore për ta mbajtur Irakun të sigurt dhe për ta larguar Irakun nga arena e konfliktit”, u shpreh al Sudani.

Al-Sudani vuri në dukje se pasi u takua me presidentin amerikan Joe Biden teksa dy udhëheqësit diskutuan rëndësinë e uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq, SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit në ditët në vijim.

Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Teheranit pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit gjatë fundjavës.

 “Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja që synojnë Iranin, duke përfshirë programin e tij raketor dhe dron, si dhe sanksione të reja kundër entiteteve që mbështesin Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Iranit. Ne parashikojmë që aleatët dhe partnerët tanë së shpejti do të ndjekin sanksionet e tyre”, tha në një deklaratë këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha më herët të martën se administrata Biden do të përdorte sanksione "për të vazhduar pengimin e aktivitetit malinj dhe destabilizues të regjimit iranian".

Që nga sulmi i kësaj fundjave deri te sulmet Houthi në Detin e Kuq, veprimet e Iranit kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe mund të shkaktojnë pasoja ekonomike”, tha ajo në një konferencë shtypi.

/rtsh.al/