RTSH 24 Live

Politikë

Incineratori i Tiranës - Veliaj paraqitet në SPAK, përplaset me qytetarët

30/04/2024

Incineratori i Tiranës - Veliaj paraqitet në SPAK, përplaset me qytetarët

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur këtë të martë (30 prill) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kryebashkiaku do të dëshmojë para oficerëve të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me incineratorin e Tiranës.

Paraqitjen e sotme në SPAK e njoftoi vetë Veliaj disa ditë më parë, kur bëri me dije se do të dorëzonte një dosje për incineratorin.

Por para ambienteve të Prokurorisë, Veliaj u përplas me qytetarët. Këta të fundit i janë drejtuar Veliajt me fjalët  ‘hajdut”, “s’kemi ujë”, akuza të cilave kryebashkiaku iu kundërpërgjigj duke thënë “kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”.

/rtsh.al/