RTSH 24 Live

Botë

Zelenski: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve në Ukrainë

30/04/2024

Zelenski: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky), ka deklaruar se Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve perëndimore për Ukrainën.

Zelenski deklaroi se një pjesë e ndihmave ka filluar të mbërrijë në Ukrainë, por shtoi se nevojitet një shpërndarje më e shpejtë.

Në një konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s për shtyp në Kiev, Presidenti Zelenski tha se "Ushtria ruse tani po përpiqet të përfitojë nga një situatë kur ne jemi duke pritur për furnizime nga partnerët tanë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse shpejtësia e dërgesave nënkupton stabilizimin e frontit”.

Komentet e tij vijnë pasi SHBA-të ranë dakord për një paketë prej 61 miliardë dollarësh (49 miliardë paund) të ndihmës kryesisht ushtarake për Ukrainën.

Kujtojmë se autoritetet në portin e Odesës në Detin e Zi thanë se një sulm me raketa ruse u mori jetën katër personave dhe plagosi 32 të tjerë.

Më herët të hënën, Rusia pretendoi se ka marrë një fshat të dytë brenda dy ditësh në rrjedhën e ofensivës së saj në Ukrainën lindore.

/rtsh.al/