RTSH 24 Live

Botë

SHBA- Shkuan të arrestonin të dënuarin, vriten 4 policë, plagosen 4 të tjerë

30/04/2024

SHBA- Shkuan të arrestonin të dënuarin, vriten 4 policë, plagosen 4 të tjerë

Një tentativë për arrestim ka përfunduar në tragjedi në SHBA, ku katër policë janë vrarë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në Karolinën e Veriut.

Oficerët e policisë u sulmuan teksa shkuan për të ekzekutuar arrestimin e një personi të akuzuar për armëmbajtje pa leje. Autori ka hapur zjarr nga shtëpia, sapo ka konstatuar prezencën e oficerëve të policisë. Autori ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa policia arrestoi një 17-vjeçar dhe një grua. Vdekjen e tre pjesëtarëve të forcave të sigurisë e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë.

Policia bëri me dije se një prej policëve të plagosur ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mbi tragjedinë ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden (Joe Biden), i cili shprehu "ngushëllimet" dhe "mbështetjen" e tij për familjet e viktimave dhe të plagosurve.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se ai ishte "i tronditur" në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zyra e tij.

/rtsh.al/