RTSH 24 Live

Europë

Ankaraja do të mbështesë kryeministrin holandez Rutte për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s

29/04/2024

Ankaraja do të mbështesë kryeministrin holandez Rutte për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s

Turqia zyrtare informoi të hënën anëtarët e tjerë të NATO-s se do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte për postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Agjencia e lajmeve turke Anadol shkruan se, Ankaraja ka njoftuar mbështetjen e saj për Rutte për postin e ri të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, sipas zyrtarëve turq.

Vendimi erdhi pas takimit të Rutte me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll javën e kaluar për të kërkuar mbështetje për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Erdogan zhvilloi një takim kokë më kokë me Rutte në pavijonin Vahdettin gjatë vizitës së Rutte në Turqi më 26 prill.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Rutte deklaroi se krahu jugor i NATO-s ka nevojë për udhëheqjen e Ankarasë dhe Turqisë.

Rutte tha: "Trqia po luan një rol të rëndësishëm në përpjekjen për t'i dhënë fund luftës së Gazës", duke shtuar se Ankaraja po luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në përfundimin e "luftës së tmerrshme" në Ukrainë.

 

/rtsh.al/