RTSH 24 Live

Europë

Stuhia "Daniel", bilanc tragjik në Libi dhe Greqi

12/09/2023

Stuhia "Daniel", bilanc tragjik në Libi dhe Greqi

Mijëra persona mendohet të kenë humbur jetën në Libi si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia e fuqishme Daniel që ka goditur atë vend. 
Udhëheqësi i qeverisë libiane lindore, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht, u shpreh se numri i viktimave të konfirmuara ka shkuar në mbi 2 mijë ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. 

Stuhia "Daniel" mbërriti në Libi të dielën, ç' ka bëri që autoritetet të shpallin një gjendje emergjence të jashtëzkonshme.  

Zyrtarët në lindje kanë vendosur shtetrrethim, ndërsa shkollat dhe dyqanet janë urdhëruar të mbyllen. Të prekur nga përmbytjet janë qytetet lindore të Benghazit, Sousse, Dernas dhe Al Marj.  

Kryqi i Kuq liban u shpreh se të paktën 150 banesa janë shkatërruar plotësisht. 

Edhe Greqia po vuan pasojat e stuhisë "Daniel". Krahina e Thesalisë ishte ajo që u prek më shumë nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan stuhinë. Fshatra të tërë u mbuluan nga uji dhe balta, të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa dëmet në infrastrukturë, të korra, bagëti janë të pallogarishme.

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /