RTSH 24 Live

Europë

Fidan për vdekjen e Gylenit: "Nuk jemi të vetëkënaqur - Lufta kundër terrorizmit vazhdon"

21/10/2024

Fidan për vdekjen e Gylenit: "Nuk jemi të vetëkënaqur - Lufta kundër terrorizmit vazhdon"

Turqia është e vendosur të vazhdojë “luftën kundër terrorizmit”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, në deklaratën e tij të parë pas lajmit për vdekjen e armikut të betuar të Rexhep Tajip Erdogan, Fethullah Gulen .

“Vendosmëria e kombit tonë në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojë dhe lajmi për vdekjen e tij nuk do të na çojë kurrë në vetëkënaqësi”, theksoi ministri i Jashtëm turk.

Ai gjithashtu e quajti lëvizjen Gylen, e cila ishte ndoshta kritiku më i madh i Erdoganit dhe të cilin Ankaraja e konsideroi përgjegjëse për përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016, një "organizatë të errët".

 

/rtsh.al/