RTSH 24 Live

Serbi

Studentët vijojnë protestat në Serbi, bllokojnë për 22 orë hyrjet e dy televizioneve

11/03/2025

Studentët vijojnë protestat në Serbi, bllokojnë për 22 orë hyrjet e dy televizioneve

Në kuadër të protestës studentore masive në Serbi, studentët kanë bllokuar ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) në Beograd, ndërsa nuk kanë munguar edhe përleshjet me policinë.

Sonte jemi përshkruar si bandë nga një moderator i RTS-së. Prandaj jemi duke bllokuar ndërtesën e RTS-së sonte. Nuk do të ketë dhunë dhe asnjë ndërhyrje. Të gjithë punëtorët do të mund të largohen nga ndërtesa, por askush nuk mund të hyjë”, kanë thënë studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Beograd.

Ata njoftuan se do ta mbajnë bllokadën për 22 orë. Hyrja e ndërtesës ka qenë e mbyllur për gjithë natën, ndërsa rreth 100 persona kanë qëndruar përpara saj. Studentët kanë bllokuar gjithashtu ndërtesën e Radiotelevizionit të Vojvodinës në Novi-Sad. Po ashtu, qytetarë të tjerë kanë shprehur solidaritet duke bllokuar Radiotelevizionin e Kragujevcit.

Studentët kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë që ndodhi në Novi-Sad, ku humbën jetën 15 persona. Ata gjithashtu kërkojnë publikimin e dokumentacionit mbi ndërtimin e stacionit hekurudhor. Studentët kërkojnë ndjekjen penale të atyre që sulmuan protestuesit dhe pezullimin e procedurave ndaj atyre që u arrestuan gjatë demonstratave. Qeveria ka pretenduar se i ka plotësuar kërkesat e studentëve, por një grup ekspertësh ka mohuar këtë pretendim. Protesta të tjera janë planifikuar me 15 mars.

/rtsh.al/