Bashkimi Evropian ka reaguar duke shprehur shqetësim mbi ndërprerjen e punës së Parlamentit të Serbisë dhe dhunës që shpërtheu në këtë institucion më 4 mars.
“Jemi shumë të shqetësuar nga ndërprerjet e punës parlamentare dhe dhunën në Kuvend. Parlamenti duhet të jetë vendi i debatit demokratik në interes të të gjithë qytetarëve dhe duhet të luajë plotësisht rolin e tij”, theksohet në njoftimin e Bashkimit Evropian.
Në njoftimin e lëshuar nga ana e zëdhënësit, Bashkimi Evropian shpreh mes te tjerave shqetësimin për shkak të bastisjeve që janë zhvilluar javën e kaluar në zyrat e disa organizatave joqeveritare në Beograd.
“Zhvillimet e fundit në Serbi që synojnë organizatat e shoqërisë civile janë gjithashtu shumë shqetësuese. Shoqëria civile luan një rol jetik në zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe pluraliste”, shkruhet më tej në njoftim.
Bashkimi Evropian bën apel për de-përshkallëzimin të tensioneve në mënyrë për krijimin kushteve “për një dialog gjithëpërfshirës që përfshin të gjithë aktorët, ata politikë, institucionet dhe anëtarët e shoqërisë civile për të adresuar reformat e nevojshme për të ardhmen e Serbisë në BE”.
/rtsh.al/