RTSH 24 Live

Serbi

Serbia në kaos, dhunë para bashkisë në Beogradit/ Sindikatat njoftojnë për protesta

06/03/2025

Serbia në kaos, dhunë para bashkisë në Beogradit/ Sindikatat njoftojnë për protesta

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Bashkisë së Beogradit.

Një grup studentësh dhe politikanë të mbledhur kanë hedhur vezë dhe ngjyrë të kuqe në objekt.

E kjo bëri që në një moment, disa prej tyre të tentonin të largonin rrethimin që ishin vendosura nga sigurimi, duke i detyruar të intervenojnë dhe të esklaojë situata në rrahje masive.

Qytetarët dhe përfaqësuesit e partive politike janë përplasur me anëtarët e sigurimit privat që ruanin ndërtesën dhe këshilltarët e qeverisë.

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Beograd thanë se “çdo forcë veprimi ka një forcë reagimi”.

“Çfarë po bën sigurimi privat para bashkisë? Kush janë ata që rrahin qytetarët? A do të ndiqen penalisht? “Ju thjesht po shtypni... Çdo forcë veprimi ka një forcë reagimi”, shkruan studentët e ETF në bllokadë në rrjetin social X.

Pas një përplasjeje me oficerët e sigurisë, Dejan Atanackovic, aktivist dhe fitues i çmimit NIN, dhe katër aktivistë të tjerë u arrestuan.

Sindikata e Artistëve dhe Punëtorëve të tjerë në Teatrin Kombëtar Serb në Novi Sad njoftoi se po i bashkohet grevës së përgjithshme njëditore në 7 mars, dhe të vazhdojë t'i japë mbështetje të plotë luftës së studentëve për drejtësi, siguri, liri të fjalës dhe përmbushje të kërkesave.

Plenumi studentor i Fakultetit të Mjekësisë në Beograd u ka bërë thirrje punonjësve të shëndetësisë në Serbi që t'i bashkohen grevës së përgjithshme të paralajmëruar për nesër dhe të ndërpresin punën për një orë.

Studentët u bënë thirrje punonjësve të shëndetësisë që të ndërpresin punën nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

“Kjo grevë paralajmëruese e bën të qartë se punonjësit e shëndetësisë e njohin mosfunksionimin e sistemit shëndetësor dhe janë të gatshëm ta luftojnë atë”, thuhet në njoftimin e Plenumit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë.

/rtsh.al/