RTSH 24 Live

Ekonomi

Strategjia kombëtare e agroturizmit - Çertifikimi sjell lehtësira fiskale, synohet angazhim i grave

11/02/2024

Strategjia kombëtare e agroturizmit - Çertifikimi sjell lehtësira fiskale, synohet angazhim i grave

Për vetë impaktin që sjell në ekonominë rurale, por edhe si një formë parandalimi për shpopullimin e zonave të thella vit pas vit zhvillimi i agroturizmit po shfaqet si një domosdoshmëri në ekonominë shqiptare.

Për këtë qëllim, Qeveria ka hedhur për konsultim një strategji të posaçme e cila ka si synim kryesor  aktivizimin e jetës dhe ekonomisë rurale.

Certifikimi e një subjekti si agroturistik në vendin tonë sjell një sërë përparësish në rrafshin fiskal.

Por cilat janë kushtet për të përfituar nga certifikimin.

Sipas Zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici Enio Civicit, strategjia kombëtare të agroturizmit synon që deri në vitin 2027 trasfomimin dhe përmirësimin e subjekte agroturistik të ndodhë në dy drejtime, në pronësi dhe në punësim duke bërë që numri i grave sipërmarrëse të shkojë në mbi 60 përqind ndërkohë që pjesëmarrja e të rinjve të jetë në mbi 40 përqind.

RTSH