RTSH 24 Live

Ekonomi

“Marrëveshje energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve/ Balluku: Rrugë e gjatë dhe sfiduese

4 orë para

“Marrëveshje energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve/ Balluku: Rrugë e gjatë dhe sfiduese

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e vlerëson  historike marrëveshjen trepalëshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balluku e ka konsideruar një rrugë të gjatë dhe sfiduese për të arritur në këtë moment.

“Nënshkruam në Abu Dhabi Memorandumin e Bashkëpunimit për kuadrin e partneritet strategjik trepalësh, për energjinë dhe infrastrukturën përkatëse, ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Sipas Ballukut, vendi ynë ka arritur të bëhet partnere e besueshme ndërkombëtarisht, me vendet lider në sektorin elektroenergjitik, falë punës së palodhur.

“Ka qenë një rrugë e gjatë dhe sfiduese për të arritur sot në momentin kur Shqipëria bëhet partnere e besueshme ndërkombëtarisht, me vend lider në sektorin elektroenergjetik, falë punës së palodhur dhe angazhimit maksimal të gjithë skuadrës.”

Sakaq ajo shkruan se, “një bashkëpunim historik për realizimin e projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë gigavat në Shqipëri si dhe vendosjen e ndërlidhjes së transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri – Itali, si pjesë e Korridorit të 8-të energjitik”.

 

 

/rtsh.al/