I krijuar para viteve 1850, fshati Suhë në njësinë administrative qendër te bashkisë Libohovë është një fshat i vjetër me traditë të hershme blegtorinë bujqësinë dhe frutikulturën.
I banuar nga banorë të shumtë, vitet e mëparshme ka qenë tepër i gjallëruar tregojnë vendasit.
Ata thonë se vitet e mëparshme, Suha shquhej për dardhët dhe perimet me të cilat furnizonte të gjithë tregun e Gjirokastrës.
“Historinë e ka me vete fshati, me manastir, kishë. Të vjetrit thonë që Suha ka qenë një fshat i madh”, shprehen banorët.
Tani në të kanë ngelur shumë pak banorë prej të cilëve ca mbajnë pak blegtori, bujqësi dhe perime për të fituar të ardhura për familjet e tyre.
“Ata pak banorë që kanë mbetur merren me bujqësi dhe blegtori, falë tyre lulëzon pak fshati”, thonë banorët.
Banorët e Suhës shikojnë me perspektiv zhvillimin e agroturizmit. Ata thonë se veç bukurive natyrore që zona e tyre ofron vizitorët janë tepër te interesuar edhe për produktet e tyre bio që prodhojnë edhe pse në fshat ende nuk është hapur një bujtinë për të pritur turistët e huaj.
Gazetare: Boralda Gjyli
/rtsh.al/