RTSH 24 Live

Aktualitet

Vonesat në regjistrimin e diasporës për 11 Majin, Vukaj: PER, platformë e vështirë

5 orë para

Vonesat në regjistrimin e diasporës për 11 Majin, Vukaj: PER, platformë e vështirë

Procesi i regjistrimit të emigrantëve në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), që të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit, ka sjellë debate në mbledhjen e Komisionit Rregullator.

Anëtarja Helga Vukaj shprehu pakënaqësi lidhur me platformën për votuesit nga jashtë, duke e konsideruar të vështirë për t’u përdorur.

Po ashtu ajo tha se po punohet shumë avash me verifikimin e aplikimeve, duke hedhur dyshime nëse KQZ do të mundë t’i japë përgjigje të gjitha kërkesave brenda afatit të përcaktuar 5 ditorë.

Regjistrimi i emigrantëve nga jashtë. Unë kam kërkuar informacion mbi gjendjen aktuale, ecurinë e këtij procesi, të dhënat që keni akumuluar për situatën, efektivitetin e mbarëvajtjes, raportin aplikim dhe konfirmim. Platforma u ndërtua mbi bazën e dy parimeve, të ishte gjithëpërfshirëse dhe lehtësisht e aplikueshme. Asnjëra dhe as tjetra nuk plotësojnë dot njëra-tjetrën. Informacioni që kemi marrë përkon që gjithpërfshirja dhe vullneti mund të ekzistojë, por parimi i lehtësisë nuk funksionon. Mbetet një platformë e vështirë dhe tregon se parimet që kemi miratuar nuk janë vënë në zbatim dhe nuk janë marrë masa. Kanë aplikuar 16.090 aktualisht dhe pranime janë 2.443, a ju duket se ka një efektshmëri që ju përgjigjet në kohë gjithë kërkesave? A mund t’i japë dum KQZ të gjitha kërkesave kur dihet që afati është 5-ditor?” tha Vukaj.

/rtsh.al/