Duke u bazuar në raportin për situatën në qarkun Lezhë, është konstatuar një situatë e qetë përgjithësisht. Sidoqoftë, ka pasur disa defekte në furnizimin me energji elektrike që po trajtohen nga grupet e punës të OSHEE.
Në bashkinë Kurbin, ka pasur probleme me furnizimin me energji për fshatrat në Malësinë e Milotit, si Gallatë dhe Vinjollë, të cilat do të riparohen nesër nga grupet e punës. Po ashtu, në bashkinë Lezhë, janë riparuar linjat e tensionit të mesëm në fshatin Kallmet, por ende ka probleme me linjat e tensionit të ulët në disa fshatra të njësive administrative si Blinisht, Shënkoll dhe Zejmen. Grupet e punës do të vazhdojnë punën nesër për t'u siguruar që defektet të riparohen.
Për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, nuk ka pasur problematika të raportuara. Po ashtu, nivelet e lumit Drin dhe Mat janë në nivele minimale, ndërsa hidrovorët janë në gatishmëri.
Në bashkinë Mirditë, situata ka qenë e qëndrueshme dhe nuk janë raportuar probleme. Grupet e punës do të vazhdojnë punën nesër për të përmbyllur riparimet dhe për të siguruar rikthimin e plotë të furnizimit me energji dhe shërbime të tjera.
/rtsh.al/