RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë- Vrasja e 82- vjeçarit, Xhemal Mata, policia arreston autorin e dyshuar, Isuf Hasa

3 orë para

Tiranë- Vrasja e 82- vjeçarit, Xhemal Mata, policia arreston autorin e dyshuar, Isuf Hasa
Isuf Hasa, personi i dyshuar për vrasjen e Xhemal Metës

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një konferencë për media deklaroi se është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta në Shëngjin të Tiranës. Sipas tij, personi i arrestuar është Isuf Hasa, i cili ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe janë konfliktuar për motive të dobëta.

Dinamika e ngjarjes

64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas ka fshehur çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij, ndërsa i ka marr viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë. 

“Më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta. Për hetimin dhe zbardhjen e rastit u krijua një grup i  posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijoi punën intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe  dokumentimin ligjor të rastit.Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja  e autorit të dyshuar.”, deklaroi Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi

Sipas tij, nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar)  në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen”, tha Alushi.

/rtsh.al/