Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm gjatë vizitës së saj zyrtare në Londër me Kryetarin e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar, Lord McFall of Alcluith.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe parlamentar mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Shqipëria qe kryefjala e një dite të bukur e produktive në Londër.”, shprehet Spiropali në një postim në rrjetet sociale.
Spiropali e cilësoi këtë takimin si një moment produktiv, duke theksuar se Shqipëria ishte "kryefjala e një dite të bukur e produktive" në Londër.
/rtsh.al/