Izraelit dhe grupit qeverisës në Gazë tashmë kanë arritur një marrëveshje armëpushimi. Hamasi i dorëzoi ndërmjetësve këtë të mëkurë (15 janar) përgjigjen e tyre në lidhje me paktin e propozuar të armëpushimit.
Marrëveshja vjen pas muajsh bisedimesh, ku Katarin mori rolin e ndërmjetësit kryesor. Ajo parasheh ndaljen e fillestare të luftimeve për gjashtë javë dhe pastaj të hapen bisedime për t'i dhënë fund luftës plotësisht.
Kjo marrëveshje duhet të miratohet nga kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, por pritet të hyjë në fuqi në ditët në vijim.
Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili ditë më parë lëshoi ultimatum për Hamasin, reagoi në rrjetin e tij social Truth Social duke thënë se "kemi një marrëveshje për pengjet" dhe se "ata do të lirohen në muajin shkurt".
Megjithatë, mbetet e paqartë se kur dhe sa prej palestinezëve të zhvendosur do të jenë në gjendje të kthehen në atë që ka mbetur nga shtëpitë e tyre dhe nëse marrëveshja do të çojë në një fund të plotë të luftës dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza, e cila është kërkesa kyçe e Hamasit për lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur.
Hamasi kapi 251 pengje kur sulmoi Izraelin në 7 tetor 2023. Ai ende mban robër 94, megjithëse Izraeli beson se vetëm 60 janë ende gjallë. Ndërkohë, Izraeli pritet të lirojë rreth 1.000 të burgosur palestinezë, disa të burgosur me vite, në këmbim të pengjeve- shkruan BBC. Si pasojë e bombardimeve izraelite në Gazë deri më tani raportohet për të paktën 46,707 të vrarë dhe 110,265 të plagosur.
/rtsh.al/