RTSH 24 Live

Botë

Biden njofton zyrtarisht marrëveshjen e armëpushimit

5 orë para

Biden njofton zyrtarisht marrëveshjen e armëpushimit

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën (15 janar) se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit menjëherë pas marrëveshjes së përkohshme për të ndalur luftimet në Gaza dhe lirimin me faza të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë.

"Është një pasdite shumë e mirë, sepse më në fund mund të shpall një armëpushim dhe një marrëveshje pengjesh është arritur midis Izraelit dhe Hamasit pas më shumë se 15 muajsh konflikti që filloi me masakrën brutale të Hezbollahut më 7 tetor" tha Biden.

 Ai shtoi: “Më shumë se 15 muaj terror për pengjet, familjet e tyre, popullin izraelit. Më shumë se 15 muaj vuajtje nga populli i pafajshëm i Gazës. Luftimet në Gaza do të ndalen. Dhe së shpejti pengjet do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre.”

Deklarata e Biden në Shtëpinë e Bardhë, të shoqëruara nga Zëvendës Presidentja Kamala Harris dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, filluan ndërsa kryeministri i Katarit po konfirmonte se ishte arritur një marrëveshje.

/rtsh.al/