RTSH 24 Live

Botë

Arrihet armëpushimi në Gaza, luftimet do të ndalen për 6 javë dhe do të shkëmbehen të burgosurit

3 orë para

Arrihet armëpushimi në Gaza, luftimet do të ndalen për 6 javë dhe do të shkëmbehen të burgosurit

Hamasi i dorëzoi ndërmjetmëve këtë të mëkurë (15 janar) përgjigjen e tyre në lidhje me marrëveshjen e  propozuar të armëpushimit dhe  shkëmbimin e të burgosurve dhe BBC raporton se mes Izraelit dhe grupit qeverisës në Gaza tashmë është arritur një marrëveshje armëpushimi.

Marrëveshja vjen pas muajsh bisedimesh, me Katarin një nga ndërmjetësit kryesorë. Marrëveshja parasheh ndaljen e fillestare të luftimeve për gjashtë javë, dhe pastaj të hapen bisedime për t'i dhënë fund luftës plotësisht.

Kjo marrëveshje duhet të miratohet nga kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, por pritet të hyjë në fuqi në ditët në vijim. Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili ditë më parë lëshoi ultimatum për Hamasin, reagoi në rrjetin e tij social në Truth Social duke thënë se "kemi një marrëveshje për pengjet" dhe se "ata do të lirohen në muajin shkurt".

Megjithatë, mbetet e paqartë se kur dhe sa prej palestinezëve të zhvendosur do të jenë në gjendje të kthehen në atë që ka mbetur nga shtëpitë e tyre dhe nëse marrëveshja do të çojë në një fund të plotë të luftës dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza, e cila është kërkesa kyçe e Hamasit për lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur.

Hamasi kapi 251 pengje kur sulmoi Izraelin në tetor 2023. Ai ende mban robër 94, megjithëse Izraeli beson se vetëm 60 janë ende gjallë. Ndërkohë, Izraeli pritet të lirojë rreth 1000 të burgosur palestinezë, disa të burgosur me vite, në këmbim të pengjeve- shkruan BBC.  si pasojë e bombardimeve izraelite në gaza deri më tani raportohet për të paktën 46,707 të vrarë dhe 110,265 të plagosur

/rtsh.al/