Zhvillimi i turizmit vitet e fundit është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm dhe në rritje të vrullshme, në ekonominë e Shqipërisë. Antoneta Polo u shpreh se turizmi ka qenë një prej degëve kryesore që ka ndikuar në mirëqënien ekonomike.
“Dega e turizmit ishte një nga faktorët kryesorë që çuan në rritje të ekonomisë të vendit tonë. Ishte sëbashku me sektorin e ndërtimit, investimet e huaja direkte si dhe dega e turizmit që çoi në rritjen ekonomike të vendit tonë”, tha Polo.
Polo ndër të tjera theksoj se turizmi do vijojë të rritet, por e rëndësishme është që në vazhdim t’i kushtohet më tepë kujdes reklamave ndaj turizmit që të forcohet edhe ekonomia shqiptare.
“T’i kushtojmë kujdes reklamave që bëhen për turizmin, pra siç thonë ekonomistët nëse duam të forcojmë lekut, çdo reklamë duhet të bëhet me lekë dhe jo me Euro në mënyrë që edhe turistët që vijnë në Shqipëri, të përdorin më shumë lekun se euron. Në këtë mënyrë do të kemi nja kufizim të rënies së vlerës së euros”, tha Polo.
Shqipëria çdo ditë e më shumë po ofron një turizëm intensiv kulturor, me burime të shumta nga trashëgimia arkeologjike dhe historike e vendit. Ndërkohë që qeveria po ndihmon shumë sektorët e turizmit natyror dhe rural.
Gazetare: L.Fili
/rtsh.al/