Kosova përkujton sot Masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, kur 45 civilë shqiptarë mbetën të vrarë nga forcat serbe.
Në ceremoninë e mbajtur në nderim të viktimave, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se ngjarja është një prej gjenocideve më të mëdha që i është bërë Kosovës, por edhe dëshmi e vuajtjeve të popullit për të drejtën ekzistenciale të jetës.
“Jemi në Reçak, ku 26 vite më parë mizorja dhe njerëzorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës.
Në janar '99, 45 banorë të Reçakut u masakruam nga regjimi genocidal të Serbisë. Reçaku nuk është tragjedi që lidhet vetëm me këtë fshat, por dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë që luftonte për të drejtën ekzistenciale.
Pamjet e masakrës tronditën botën e prekën ndërgjegjen ndërkombëtare e mobilizuan diplomacinë. Kjo në saj të ambasadorit William Walker që me përkushtim i dha zë të vërtetës së pamohueshme të vuajtjeve të popullit tonë, i tregoi botës mizoritë që regjimi gjenocidal serb i kreu mbi popullsinë shqiptare në Reçak e Kosovë. Ky është krim kundër njerëzimit, masakër të cilën se përshkruan dot ndryshe.
Kjo hapi rrugën për ndërhyrjen e NATO.
Ata luftuan me guxim për liri dhe të drejtën tonë për të jetuar në tokën tonë. Vajzat dhe djemtë e UCCK ishin përfaqësues të denjë të një brezi që nuk u gjunjëzua asnjëherë përballë shtypjes dhe terrorit të Serbisë genocidale. Më 98-99 Kosova mbrojti pragun e shtëpisë nga regjimi gjenocidal serb”, u shpreh Osmani.
Kryeshtetarja sulmoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë viteve 1998–'99 mbante rolin e ministrit të Informimit në qeverinë serbe, se ndërsa asokohe e mohoi masakrën që po kryhej në Reçak, sot vazhdon të dërgojë forcat paramilitare serbe për të sulmuar Kosovën (duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë).
“Në kohën kur Reçaku e Kosova kërkojnë drejtësi për viktimat e pafajshme të luftës, ajo që shohim në Serbi është vazhdimësi e mendësisë së viteve 90’, ku 100 mijë civile u vranë në këtë pjesë të Evropës.
Vuçiq mohon Masakrën e Reçakut, atë që bota pa me sytë e vetë, e quan Millosheviqin si njeri të madh me synime të mira. Si propagandues që është, një ane flet për paqe, e në anën tjetër pas dërgon forcat e veta paramilitare terroriste për të sulmuar Kosovën.
Heronjtë tanë që me sakrificë treguan sa e shtrenjtë është liria dhe sa i madh është çmimi që pagoi populli ynë”, theksoi Osmani.
Kurti: Duhet drejtësi, urdhëruesit ende në pushtet në Serbi
Në përkujtim të Masakrës së Reçakut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë, ndërsa akuzoi Serbinë se ajo nuk lejon hetimin e krimeve të luftës.
Kryeministri i Kosovës deklaroi gjithashtu se ende disa nga autorët dhe urdhëruesit e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve në Kosovë janë në pozita pushteti në Serbi.
“Krimet e kryera gjatë luftës I kanë dosjet e mbyllura në Beograd dhe ajo që duhet të ndodh tani është drejtësia, gjykimi dhe ndëshkimi I kriminelëve qoftë edhe në mungesë. Në raport me Serbinë sot duhet të thuhet ka përfunduar lufta për çlirimin por jo beteja për drejtësi. Kjo përkujtesë është pikërisht për të mos harruar kurrë këtë masakër dhe të deklarimet e ambasadorit Walker ishin denoncimet e pra që bënë ndërkombëtarët dhe nxorën në pah brutalitetin që po bëhej në Kosovë dhe ndryshoi rrjedhën e luftës në vendin tonë. Trupat e NATO-s hynë në veprim me bombardimet në Serbi dhe t’i jepnin fund luftës. Ende disa prej ekzekutorëve dhe urdhëruese ndaj krimeve mbi shqiptarët në Kosovë janë ende në pushtet në Serbi. E vërteta të mos deformohet dhe përgjegjësit të përballën me drejtësinë. Liria do të triumfojë mbi padrejtësitë”, tha Kurti.
Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak e ndryshoi Kosovën
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, ishte i pranishëm në aktivitetin përkujtimor për të kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut.
Në këtë akademi po marrin pjesë edhe krerët e shtetit.
Gjatë fjalës së rastit, Walker vlerësoi çdo person që ishte i pranishëm për të përkujtuar një ngjarje të tillë sikurse është kjo masakër me 45 civilëve nga fshati i Reçakut.
“Sot është kujtesa e asaj që ka ndodhur para 26 viteve në këtë fshat për të cilin nuk ishte dëgjuar më parë , sikurse është Reçaku. E mbaj mend edhe sot kur jam kthyer nga Mali zi dhe me thanë që diçka ka ndodhur në Reçak dhe më është dashur të pyes se ku është vendodhja. Krejt rastësisht u vendos të vit ë nesërmen në mëngjes në Reçak dhe pash aty atë që pash dhe pasdite unë ja tregova botës nëpërmjet fjalëve të mia atë që unë kam parë.”
Duke dhënë detaje nga ngjarja e 15 janarit të 1999 , Walker u shpreh se, kam interpretuar se çfarë ka qenë shkaku i kësaj dhe kush ka qenë përgjegjës për këtë. kjo nuk ishte e vështirë për ta deklaruar, ka qenë e qartë nga ajo që pash në vendngjarje.
“45 civil të pafajshëm u qëlluan duke u marr nga fshati. nën kërcënimet e armëve u morën me dhunë burra dhe djemtë të rijnë dhe u vranë nga armata Serbe. Kjo është e vërteta dhe për të gjithë ata që ishin me mua aty në atë mëngjes. Unë thjesht i tregova botës atë pasdite atë që pash dhe kush ishte përgjegjës. kjo ishte ajo që unë kam thënë para 26 vitesh.
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së, kujton se para 25 vitesh kam ardhur para një turme të ngjashme në këtë përkujtimore që jemi sot dhe pash anëtarët e Reçakut por nuk kam ditur çfarë ti thoja të pranishmëve.
“Nuk isha në gjendje të thoja atë që duhet të thoja në lidhje me pikëllimin që mbizotëronte ne atë fshat. Ajo që unë i thash atyre, i premtova që do të shkruaja një libër dhe titulli do të ishte REÇAK. Ju kërkoj falje dhe ndihem i turpëruar sepse vetëm sot ka dal ky libër dhe jemi 25 vite më vonë. Njëkohësisht jam shumë i kënaqur që më në fund ky libër u mundësua dhe i lumtur që Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani më treguan që ky libër do të jetë një vlerë e shtuar për rininë dhe popullin e Kosovës. Është shumë e rëndësishme që ata të lexojnë përshkrimin tim që pse unë kam marr pjesë në atë ngjarje para 26 vitesh. Si çdo përvjetor unë vij për të thënë atë që ka ndodhur 26 vite më parë. Dua të them që Reçaku jo vetëm përfaqëson ata të kaluarën e tmerrshme kur serbët i kanë bërë ato që kanë bërë shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera. Reçaku nuk është masakra e vetme që ka ndodhur. Por unë jam këtu për të shprehur atë që ndiej që për mua Reçaku përfaqëson diçka shumë të ndritshme. Reçaku është e ardhmja e republikës së Kosovës. për një kohë shumë të shkurtër ky vend, populli i Kosovës e kanë kthyer këtë vend në një vend të mrekullueshëm dhe nuk është as Reçaku dhe as Kosova e para 26 viteve më parë".
Walker, i cili vjen për homazhe në pothuajse në çdo përvjetor ka thënë se dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani sipas tij ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe “supozoj se ka edhe nga e gjithë bota”.
"Kosova sot është një vend i mrekullueshëm që po lulëzon. është një vend demokratik që unë me të vërtetë jam shumë krenar që kam qenë pjesë e historisë së këtij vendi".
/rtsh.al/