RTSH 24 Live

Sociale

Spitali Rajonal i Fierit, Rama: Qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes !

09/01/2021

Spitali Rajonal i Fierit, Rama:  Qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes !

Në Fier ka nisur puna për ndërtimin e Spitalit Rajonal i premtuar nga presidenti i Turqisë, Erdogan gjatë vizitës së para pak ditëve të kryeministrit Rama në Ankara.
Zoti Rama ka qenë në Fier dhe ka dhënë dhënë hollësi rreth kësaj vepre të rëndësishme të infrastrukturës shëndetësore. Spitali do të jetë një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar. Ai do të administrohet prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojnë e mësojnë krah për krah ekspertëve turq.
“Menaxheri, shefi i burimeve njerëzore do të jenë të gjithë të sistemit shëndetësor të Turqisë, Shefi i burimeve njerëzore. Do të jetë publik dhe me të njëjtat standarte. Nuk do ketë ngarkesë financiar dhe do jetë falas. Për një periudhë forme do të jetë kështu deri në transferimin tek mjekët dhe administratorët tanë. Do të administrohen dhe do rekrutohen mjekë infermier nga turqit. Do shërbejë si një laborator i dijeve të transferuar" tha kryeministri Edi Rama. 
Spitali Rajonal i Fierit do ti shërbejë të gjithë zonës së Jugut. "Në vend që të ikin në Turqi do të kenë të njëjtin shërbim si në mes të Stambollit apo Ankarasë" tha zoti Rama. 
Spitali do të ndërtohet për tre muaj, një premtim i dhënë publikisht nga presidenti Erdogan.