RTSH 24 Live

Aktualitet

Spitali i ri Rajonal i Fierit, u ndërtua në vetëm 98 ditë me standardet më të larta ndërkombëtare të kujdesit shëndetësore

22/04/2021

Spitali i ri Rajonal i Fierit, u ndërtua në vetëm 98 ditë me standardet më të larta ndërkombëtare të kujdesit shëndetësore

Spitalit i ri Rajonal i Fierit, një financim prej 70 milionë euro, u realizua falë mbështetjes së shtetit turk dhe u ndërtua në një kohë shumë të shkurtër. 
Ky spital është një shembull i sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk.
Ndërsa na ndajnë 3 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, Kryeministri Edi Rama i është drejtuar ndjekësve të tij në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vjet”, me pyetjen: “Sa vite zgjati ndërtimi i Spitalit të ri Rajonal në Fier, 3 vjet apo 98 ditë?”.
Kryeministri Rama bëri të ditur se, “Spitali i ri Rajonal i Fierit u ndërtua në vetëm 98 ditë  të standardet më të larta ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor”.
Ky spital pritet të mbulojë nevojat e banorët e qarqeve Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, duke qenë për ta një mundësi shërbimi pranë vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të drejtohen për në Tiranë.
Spitali është i pajisur me një infrastrukturë moderne me pajisje biomjekësore të standardeve më të mira, dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet e radiologjisë, duke filluar nga skaneri, rezonanca, angiografia, por do t’i shërbejë gjithashtu edhe kërkimit shkencor.
Spitali ka një staf prej 398 të punësuarish, ndërsa 56 prej tyre janë staf i huaj turk, të cilët do të shërbejnë për një periudhë tranzitore për të bërë të mundur transferimin e dijeve dhe të teknologjisë.