RTSH 24 Live

Sociale

Sot dy vjet nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

26/11/2021

Sot dy vjet nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

Sot mbushen dy vjet nga tërmetit tragjik i 26 nëntorit 2019. Nga lëkundja e tokës u rrafshuan shtëpi e pallate, ndërsa në rënojat e tyre humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë. Zona më e dëmtuar ishte Shqipëria ajo midis Tiranës dhe Durrësit. Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet. Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.
Një konferencë donatorësh organizuar nga BE dhe qeveria shqiptare mobilizoi mbi 1 miliardë euro.
Dy vjet pas këtij tërmeti situata po shkon drejt përmirësimit. Një program rindërtimi i cili po zbatohet me intensitet nga ndryshuar pamjen në zonat e dëmtuara. Shumë familje kanë hyrë në banesa të reja, ndërsa janë ndërtuar edhe shumë shkolla dh institucione të reja. Parashikohet që deri në verën e vitit të ardhshëm të mënjanohen të gjitha pasojat.