RTSH 24 Live

Kosovë

Sllovakia mbyll Zyrën e Ndërlidhëse në Kosovë, shërbimet do të jepen nga ambasadat e saj në rajon

4 orë para

Sllovakia mbyll Zyrën e Ndërlidhëse në Kosovë, shërbimet do të jepen nga ambasadat e saj në rajon

Qeveria e Sllovakisë do të mbyllë Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, një hap që largon përpjekjet për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. “Deri më 31 dhjetor 2024, ambasadat sllovake në Danimarkë dhe Norvegji, konsullatat e përgjithshme në Krakov dhe Shën Petersburg dhe zyra ndërlidhëse në Kosovë do të mbyllen. Megjithatë, shërbimet për qytetarët sllovakë dhe marrëdhëniet diplomatike do të vijojnë në kuadër të operacioneve nga ambasadat sllovake në vendet fqinje.” – thuhet në njoftiminn e Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë.

Ndërsa në një përgjigje të Departamenti të Komunikimit të kësaj ministrie thuhet se sipas vendimit të qeverisë sllovake, ajo Zyrë do të mbyllet për shkak të riorganizimit të rrjetit diplomatik dhe reduktimit të fondeve buxhetore. Vendimi është marrë muajin e kaluar pasi kabineti i kryeministrit Robert Fico po riformaton institucionet dhe politikën e jashtme sllovake.

Ministria e Jashtme e Kosovës tha se vendimi është pjesë e një riorganizimi diplomatik të Sllovakisë, ndërsa shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet që ka zhvilluar me Sllovakinë.

/RTSH/