RTSH 24 Live

Kosovë

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

22/10/2024

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Terras do të ketë funksionin në mbulimin e të gjitha temave që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Gjithashtu, roli i raportuesit është që të përgatitë raporte vjetore për situatën në Kosovë në emër të Parlamentit Evropian të cilat më pas marrin formën e Rezolutës.

Në mandatin e kaluar të Parlamentit, këtë detyrë e ka kryer Viola von Cramon.

Riho Terras ka qenë shef i Forcave Mbrojtëse të Estonisë. Në cilësinë e eurodeputetit ka qenë gjithmonë i zëshëm kundër agresionit rus në Ukrainë. Ka iniciuar në Parlamentin Evropian pezullimin e të drejtës së votës për Hungarinë për shkak të veprimeve të kryeministrit Viktor Orban.

Riho Terras është i treti estonez në strukturat e reja të BE-së, që do merret drejtpërsëdrejti me çështjen e Kosovës.

Ambasadori i Bashkimit Evropianë në vend Aivo Orav i cili vjen nga i njëjti shtet, tashmë ka nisë angazhimin e tij ne Kosovë.

Terras do të fokusohet te Kosova në Parlamentin Evropian, ndërsa ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas do jetë shefja e ardhshme e diplomacisë evropiane e cila mes tjerash do të jetë e përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

/rtsh.al/