RTSH 24 Live

Politikë

Mbërrin në Tiranë presidentja e KE, Ursula von der Leyen pritet nga kryeministri Rama

2 orë para

Mbërrin në Tiranë presidentja e KE, Ursula von der Leyen pritet nga kryeministri Rama

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mbërrin në Shqipëri.

Von der Leyen u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga kryeministri shqiptar, Edi Rama në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'.

Presidentja e KE-së do të ketë takim me kryeministrin Rama dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. 

Sipas axhendës, rreth orës 17:00, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Evropës.

Vizita e Presidentes së KE-së vjen pas çeljes së negociatave Shqipëri -BE.

Presidentja e KE, von der Leyen-së do zhvillojë një tur në Ballkanin Perëndimor.

Ditën e enjte Presidentja e KE-së do të vizitoj Bosnjën e Hercegovinën, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse dhe një ditë më pas do të zhvillojë takime në Presidencë.

Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç.

Të premten presidentja do të vizitojë Serbinë për të vazhduar takimet politike dhe institucionale, ndërsa të shtunën turneun e saj do ta përmbyll duke vizituar Kosovën dhe Malin e Zi.

/rtsh.al/