Fermerët kanë mundësi tashmë të përfitojnë sërish nga fondet e rialokuara nga buxheti i shtetit për skema të subvencioneve.
Ministria e Bujqësisë, Anila Denaj theksoi se deri në nëntor të gjithë fermerët e pajisur me numër Nipti kanë mundësi të aplikojnë në veçanti në ndërtimin e serrave diellore, në rritjen e mekanikës bujqësore, në rrjetat antibreshër, në nxitjen dhe zhvillimin e akuakulturës detare dhe në stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve.
“Sot nuk mund të jesh vetëm një kompani e regjistruar, por rëndësi ka edhe një NIPT fermeri dhe vetëm me NIPT-in e fermerit mund të aplikosh, përtej dokumentacionit tjetër që kërkohet siç janë lejet e ndërtimit në rastin e dy masave të para, por në mekanikë bujqësore mjafton vetëm një ofertë e mekanikës bujqësore”, tha ajo.
Sakaq Zv.kryeministria, Belinda Balluku tha në fjalën e saj se tashmë po punohet që infrastruktura e ndërtuar të jetë në shërbim të fermerëve.
Kjo skemë u hap me 30 shtator dhe për 5 javë të gjithë fermerët do të mund të aplikojnë në të 12 qarqet e vendi. Synimi i skemës së investimeve është rritja e prodhimit vendas, jo vetëm në bujqësi e blegtori por edhe peshkim, deri në 20% sipas Ministrisë së Bujqësisë.
/rtsh.al/