Grevë pa afat ka shpallur sindikata që përfaqëson dhjetëra mijëra punonjës të Samsung Electronics në Korenë e Jugut me synim ushtrimin e presionit për negociata ndaj drejtuesve të kompanisë.
Duke filluar nga data 10 korrik nisim një greve të përgjithshme pa afat duke qenë se drejtuesit nuk janë të gatshëm të bisedojnë, u shpreh sindikata kombëtare e Samsung Electronics në një deklaratë.
Më shumë se 5 mijë punonjës ndërkohë kishin ndalur të hënën punën si pjesë e një greve tre ditore, pjesë ë një beteje që ka kohë që vijon për rritjen e pagave dhe benefite të tjera. Sindikata ka më shumë se 30 mijë anëtarë, më shumë se një e pesta e krahut të punës së kompanisë.
Por Samsung electronics u shpreh për agjencinë e lajmeve AFP se greva nuk do të prekte prodhimin. Megjithatë sindikata pretendoi se do të kishte ndërprerje në prodhim, dhe sa më shumë të vijonte greva, aq më të mëdha dot ë ishin dëmet për menaxhimin.
Në fund ata do të ulen në tryezën e negociatave. Jemi besimplotë për fitore, u shpreh sindikata në një deklaratë, duke kërkuar pjesëmarrjen në grevë të sa më shumë punonjësve.
/RTSH/