RTSH 24 Live

Aktualitet

Silvio Gonzato emërohet ambasador i BE-së në Shqipëri

30/11/2023

Silvio Gonzato emërohet ambasador i BE-së në Shqipëri

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell bëri me dije të enjten emrat e disa ambasadorëve të rinj të BE, të cilët do të caktohen në vendet vakante në misionet diplomatike të BE mes të cilëve edhe Shqipëria.

Silvion Gonzato është emërimi i përfaqësuesit të lartë të BE për të drejtuar misionin në Tiranë.

Gonzato ka shërbyer më herët si zv/ambasador i BE në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Detyrat e tij të mëparshme kanë qenë në EEAS si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin publik dhe diplomacinë publike.


/ rtsh /