Konsumatorët shqiptarë tashmë kanë në dispozicion një numër të gjelbër për të adresuar ankesat e tyre pranë institucioneve publike përkatëse.
Qendra Alert në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri kanë prezantuar këtë linjë që vjen si një risi në Shqipëri në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve.
“Komponenti kryesor i këtij projekti është linja jeshile për konsumatorin. Është një numër ku çdo konsumator mund të telefonojë falas në kohën kush shumë prej institucioneve publike apo inspektoriateve ku qytetarët duan të ankohen nuk kanë numër jeshil”, u shpreh Granit Sokolaj.
Laszlo Arendas, menaxher i Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Delegacioni i BE theksoi se Shqipëria është në rrugën e integrimit europian se është në rrugën e duhur për përafrimin e legjislacionit. Dhe projekte te tilla ndihmojnë Shqipërinë në zbatimin më të mirë të legjislacionit.
“Përdorimi i disa pesticideve që janë hequr nga BE, i kemi hequr dhe ne në Shqipëri. Ne kemi edhe një problem i cili lidhet me qarkullimin e tyre në rajon. Tek prodhimet duhet patur parasysh informimi dhe edukimi i tyre për të zbatuar kohën e eliminimit të produkteve që lënë mbetje”, tha Arendas.
Projekti synon gjithashtu forcimin e kapaciteteve të organizatave lokale të shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/