RTSH 24 Live

Aktualitet

Shuhet mjeku i njohur Prof. Bashkim Resuli

13/04/2023

Shuhet mjeku i njohur Prof. Bashkim Resuli

Mjekësia shqiptare është në zi. Një nga emrat e shquar të saj Prof. Bashkim Resuli është ndarë nga jeta njoftoi Fakulteti i Mjekësisë.

Prof.Bashkim Resuli  ka dhënë një kontribut të çmuar në Katedrën e Sëmundjeve të Brendshme dhe në Shërbimin e Gastro-Hepatologjisë prej shumë vitesh si: mjek ordinator, Spitali klinik nr.1, Tirane; pedagog, Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi i Gastro- Hepatologjisë; shef i Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme dhe i Shërbimit të Gastro-Hepatologjisë; shef i Sektorit të aktivitetit të sëmundjeve të brendshme (kryemjek i QSUT) etj. 

Kontributi i tij është i madh në hartimin e teksteve dhe materialeve studimore  për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, në botimin e dhjetra artikujve në revista të huaja dhe në udhëheqjen e projekteve të ndryshme evropiane .

Prof. Bashkim Resuli do të jetë që sot një pedagog që do t’u mungojë studentëve, një mjek i përkushtuar që do t’u mungojë pacientëve, një mik i çmuar që do t’u mungojë të gjithëve dhe një boshllëk i përhershëm për familjarët e tij.

 

/ rtsh.al /