RTSH 24 Live

Botë

Sulmi në zonën e sigurt të Khan Younis, vriten 40 persona

10/09/2024

Sulmi në zonën e sigurt të Khan Younis, vriten 40 persona

Të paktën 40 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në një kamp tende të caktuar si zonë humanitare në Khan Younis.

Zyrtarët e mbrojtjes civile të Gazës thanë se përveç 40 personave të vrarë në sulmin brenda kampit Al-Maëasi, 60 të tjerë u plagosën dhe u transferuan në spitalet lokale.

Banorët dhe mjekët thanë se kampi i tendës në zonën al-Maëasi u godit nga të paktën katër raketa. Kampi është i mbushur me palestinezë të zhvendosur që kanë ikur nga gjetkë në enklavë.

Shërbimi i emergjencës civile të Gazës tha se të paktën 20 tenda u dogjën dhe raketat shkaktuan kratere deri në nëntë metra të thellë. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ministria e shëndetësisë e Gazës, e cila përpilon shifrat e viktimave.

 “Ekipet tona janë ende duke i nxjerrë dëshmorët dhe të plagosurit nga zona e synuar. Duket si një masakër e re izraelite”, tha një zyrtar i emergjencës civile në Gaza.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se “goditën terroristë të rëndësishëm të Hamasit, të cilët vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të ngulitur brenda zonës humanitare në Khan Younis.

Terroristët përparuan dhe kryen sulme terroriste kundër trupave të IDF dhe shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/