RTSH 24 Live

Botë

Aktivitet i ndërhyrjes së huaj-Meta ndalon mediat shtetërore ruse

17/09/2024

Aktivitet i ndërhyrjes së huaj-Meta ndalon mediat shtetërore ruse

Meta, pronari i Facebook dhe Instagram, ka njoftuar ndalimin e RT dhe mediave të tjera shtetërore ruse, duke përmendur përfshirjen e dyshuar të mediave në operacionet e ndërhyrjes së huaj.

Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne zgjeruam zbatimin tonë të vazhdueshëm kundër mediave shtetërore ruse. Rossiya Segodnya, RT dhe entitete të tjera të lidhura tani janë të ndaluara nga aplikacionet tona globalisht për aktivitetin e ndërhyrjeve të huaja”, tha një zëdhënës i Meta në një deklaratë të hënën.

Ndalimi i Metës, i cili do të përhapet në Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Threads, vjen disa ditë pasi administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Xho Bajden (Joe Biden) njoftoi sanksione kundër RT dhe mediave të tjera të kontrolluara nga Moska.

Administrata Biden njoftoi gjithashtu nisjen e një përpjekjeje diplomatike për të alarmuar komunitetin ndërkombëtar për atë që zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar si rolin e RT si një "anëtar i plotë i aparatit të inteligjencës".

"Kundërhelmi ynë më i fuqishëm ndaj gënjeshtrave të Rusisë është e vërteta," u tha gazetarëve të premten Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) në fillim të këtij muaji paditi dy punonjës të RT për një skemë të supozuar për të financuar fshehurazi një kompani mediatike të krahut të djathtë me bazë në Tenesi, në mënyrë që të mbillte përçarje politike.

RT, e cila kishte 7.2 milionë ndjekës në Facebook përpara shpalljes së ndalimit, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, por më parë është tallur me veprimet e SHBA-së që synojnë atë.

Ne hamë aktakuza të DD-së për mëngjes. Zakonisht me shumë salcë kosi, "tha media e mbështetur nga shteti rus në një deklaratë në fillim të këtij muaji.

/rtsh.al/