RTSH 24 Live

Botë

Gjermania ka ndaluar miratimin e eksporteve të armëve të luftës në Izrael

20 orë para

Gjermania ka ndaluar miratimin e eksporteve të armëve të luftës në Izrael

Gjermania thuhet se ka pezulluar lejet për të eksportuar armë në Izrael.

Gjermania ka ndalur eksportet e reja të armëve të luftës në Izrael, ndërkohë që merret me sfidat ligjore, sipas një analize të të dhënave të Reuters dhe një burimi të afërt me Ministrinë e Ekonomisë.

Nga vetë Izraeli ndërkaq nuk ka asnjë koment rreth këtij lajmi, teksa ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka pasqyruar edhe planin e ri të Izraelit, i cili duket se do të përqendrohet në veri të vendit.

Vëmendja e Izraelit po zhvendoset nga Gaza në frontin verior dhe në kufirin me Libanin ndërsa fillon një “fazë e re” e luftës.

Kështu deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke iu drejtuar personelit të Forcave Ajrore izraelite në bazën ajrore Ramat David, që ndodhet jo shumë larg Haifës.

“Qendra e gravitetit po lëviz në veri. Ne po i devijojmë forcat, burimet dhe energjinë në veri,” tha ministri, sipas zyrës së tij.

“Unë besoj se jemi në fillimin e një faze të re të kësaj lufte dhe ne duhet të përshtatemi,” shtoi Gallant, duke përsëritur se qëllimet e Izraelit në veri janë “të qarta dhe të thjeshta: t’i kthejë banorët në shtëpitë e tyre të sigurt”.

 

/rtsh.al/