RTSH 24 Live

Botë

Vala e dytë e shpërthimeve në Liban, shkon në 37 numri i viktimave dhe 450 të plagosur

7 orë para

Vala e dytë e shpërthimeve në Liban, shkon në 37 numri i viktimave dhe 450 të plagosur

Të paktën 37 persona janë vrarë dhe më shumë se 450 janë plagosur nga një valë e dytë e shpërthimeve nga pajisjet e komunikimit me valë në Liban, thotë ministria e shëndetësisë e vendit.

Mjetet e komunikimit  që përdoren nga grupi i armatosur Hezbollah, kanë shpërthyen në periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut, Luginën Bekaa dhe Libanin jugor - zona që shihen si bastionet e tij.

Disa nga shpërthimet ndodhën gjatë funeralit për për 12 persona për të cilët ministria tha se u vranë kur e anëtarëve të Hezbollahut shpërthyen të martën.

Hezbollahu fajësoi Izraelin për atë sulm. Izraeli nuk ka komentuar.

Sulmet erdhën pasi Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant njoftoi një "fazë të re në luftë" dhe pasi një divizion i ushtrisë izraelite u zhvendos në veri.

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad tha se 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3 mijë e 500 u plagosën pas shpërthimeve të radiove të komunikimit të grupimit Hezbollah të martën.

Abiad tha se 25 njerëz u vranë të mërkurën dhe 12 të martën, duke përditësuar një numër të mëparshëm prej 32 të vdekurve në përgjithësi.

Telekomunikacionet e përdorura nga grupi i armatosur Hezbollah shpërthyen në periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut, Luginën Bekaa dhe Libanin jugor – zona që shihen si bastionet e tij.

Disa nga shpërthimet ndodhën gjatë funeralit për disa nga 12 personat për të cilët ministria tha se u vranë kur pagerët e anëtarëve të Hezbollahut shpërthyen të martën.

Hezbollahu fajësoi Izraelin për atë sulm. Izraeli nuk ka komentuar. Sulmet erdhën pasi Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant njoftoi një “fazë të re në luftë” dhe pasi një divizion i ushtrisë izraelite u zhvendos në veri.

 

/rtsh.al/