RTSH 24 Live

Botë

Humbën statusin e qëndrimit, Gjermania dëbon dhjetëra qytetarë nga Kosova dhe Serbia

20 orë para

Humbën statusin e qëndrimit, Gjermania dëbon dhjetëra qytetarë nga Kosova dhe Serbia

Gjermania ka filluar një ofensivë për dëbimin e personave që u është mohuar e drejta për azil, duke riatdhesuar 36 individë, kryesisht nga Kosova dhe Serbia.

Fluturimet për në Beograd dhe Shkup janë organizuar për ata që kanë humbur statusin e qëndrimit, shkruan e përditshmja Bild dhe DV. Mes të dëbuarve ka edhe kriminelë të dënuar.

Ndryshe nga deportimet në Afganistan, që janë problematike për shkak të situatës atje, fluturimet për në Ballkan konsiderohen rutinë.

Vetëm në tremujorin e parë të vitit, Gjermania ka deportuar 795 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë shpallur të sigurta për origjinë.

Përveç kësaj, qeveria gjermane ka lehtësuar punësimin e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, duke kërkuar vetëm një kontratë pune nga punëdhënësit gjermanë.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/